Flash News

E-TJERA

“Nuk janë tradhtarë dhe spiunë”, Arben Malaj: Shqipëria mund të ketë përfitime nga afganët, janë pasuri akademike! 

“Nuk janë tradhtarë dhe spiunë”, Arben Malaj:
Arben Malaj

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj e ka cilësuar vendimin e qeverisë për të strehuar mijëra refugjatët afganë si të duhur.

Në një intervistë për Report Tv, Malaj tha se refugjatët afganë që do vijnë janë në statusin human dhe jo atë politikë.

Sa i takon komenteve se ata mund të jenë spiunë dhe tradhtarë në Afganistan, Malaj tha se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, ata janë akademikë dhe të arsimuar, madje mund të konsiderohen edhe pasuri akademike, prej të cilëve  vendi ynë mund të ketë përfitime.

"Ata kana marrë statusin e emigrantëve human dhe nuk do të bëjnë politikë. Një pjesë e tyre kanë qenë punonjës ndihmës dhe jo të lidhur me strukturat që i kanë shërbyer SHBA për spiunazh. Këto persona u kanë shërbyer të gjithëve SHBA dhe vendeve të NATO-s dhe ne duhet të jemi mirënjohës ndaj asaj që kanë bërë për misionet tona në Afganistan.

Ata nuk janë tradhtar dhe spiunë, por janë persona që kanë punuar me ndërkombëtarët brenda parimeve të vendit të tyre.

Shqipëria është një vend i dashur dhe respekt ndaj tjetrit, nuk është raciste.

Këta njerëz janë të kualifikuar dhe mund të jenë një pasuri për vendin si në fushën akademike dhe bashkëpunimit të profesorëve afganë me universitetet tona dhe fuqi punëtorë. Ajo që bëj thirrje unë është se Shqipëria të mos humbi vlerën që i ka dhënë gjithmonë mikpritja", tha Malaj.

Të fundit