Flash News

E-TJERA

“Nuk jemi agjentë”, çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pas ngjarjes në uzinën e Gramshit

“Nuk jemi agjentë”, çfarë deklaruan dy rusët

Dy rusët dhe ukrainasi që tentuan të hyjnë në Uzinën Ushtarake Çekin të Gramshit kanë deklaruar para uniformave blu se nuk i përkasin asnjë agjencie inteligjente dhe se janë turistë.

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”, mësohet të kenë thënë tre shtetasit e huaj.

Mësohet se çantat me sendet që mbanin me vete dy rusët dhe ukrainasi janë dërguar në laborator për ekzaminim.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme kur shtetasi rus M. Z 24 vjeç tentoi të fotografonte uzinën. Dy ushtarët që ruanin godinën janë afruar për ta ndaluar, por rusi i ka sulmuar me spray djegës në fytyrë.

Në ambientet e jashtme të uzinës, rusin e priste një shtetase tjetër ruse dhe një ukrainas në një mjet itp “Chevrolet”.

Të fundit