Flash News

E-TJERA

"Nuk jeni superdeputet", kujt i drejtohet Peleshi gjatë tensioneve në seancë

"Nuk jeni superdeputet", kujt i drejtohet Peleshi gjatë

Seanca plenare është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes deputetëve, ku në qendër të debatit ishin Agron Shehaj dhe Erion Braçe.

Debati mes tyre u përshkallëzua, teksa Braçe, i revoltuar, iu afrua ulëses së Shehajt duke shkëmbyer akuza të forta me deputetin e 'Mundesia'.

Situata krijoi tension në sallë, duke detyruar ndërhyrjen e drejtuesit të seancës.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri thirrje të dy deputetëve të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë vijimin normal të punimeve.

“Zoti Shehaj, zoti Braçe, ju lutem të vijojmë punimet. Zoti Shehaj mos provokoni dhe mos përdorni atë fjalor, zoti Braçe ju lutem uluni,” u shpreh ai.

Më tej, Peleshi theksoi se sjellje të tilla cenojnë standardin e debatit parlamentar dhe pengojnë funksionimin e Kuvendit.

Përdorni një standard për t’u harruar, fyeni të gjithë Kuvendin e Shqipërisë. Nuk e caktoni ju kush është hajdut dhe kush i ndershëm. Nuk jeni as prokuror, as gjyqtar, as superdeputet. Ju tërheq vëmendjen, po pengoni punimet,” shtoi ai.

Gjatë përplasjes, në debat ndërhyri edhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i cili u përpoq të qetësonte situatën, duke i kërkuar Braçes të rikthehej në vendin e tij.

 

Të fundit