Flash News

E-TJERA

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, hetoi vrasjen e Klodian Rashës

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, hetoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Ardian Brahon. Sipas KPK-së, Braho kishte mungesë të burimeve për disa pasuri të paluajtshme.

Më 25 tetor, në seancën dëgjimore, KPK kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai si dhe për marrëdhëniet e babait të tij me tezen emigrante në SHBA.

Braho pranoi pjesërisht gjetjet për mungesë dokumentacioni dhe shpjegoi marrëdhëniet financiare në familje. Ai këmbënguli se nëse konsideroheshin të ardhurat e tij të menaxhuara nga babai bilancet e familjes ishin pozitive.

Kujtojmë se Braho ka pasur në dorë çështje të nxehta në Porkurorinë e Tiranës siç është rasti i vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në vitin 2016, Ardian Braho u përfshi në një skandal ryshfeti. Emri i tij u lakua disa herë në një video të regjistruar ku një oficer gjyqësor merrte 18/ mijë euro ryshfet për prokurorin. Braho i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte asnjë provë faktike që e lidhte atë me ngjarjen në fjalë.

Të fundit