Flash News

E-TJERA

Nuk ka amnisti/ Mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në burgun e Shënkollit

Nuk ka amnisti/ Mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit

Burgi i Zaharisë do të mbyllet brenda muajit Nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri deklaroi se të gjithë të burgosurit e Zaharisë do të transferohen në burgun e Shënkollit, ku janë përshtatur blloku 4 dhe 5 si spital.

Burgu i Zaharisë është konsideruar gjithmonë si një kamp përqendrimi, jo vetëm sepse aty gjenin strehim të dënuar me probleme të shëndetit mendor, por edhe sepse kushtet në të cilat ata jetonin ishin të tmerrshme.

Një tjetër vendim që ka dhënë ministri Manja, është heqja e amnistisë për të dënuarit në fund të vitit. Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi afro 200 të dënuar të burgut të Shkodrës paraqitën kërkesë për amnisti gjithëpërfshirëse.

Të fundit