Flash News

E-TJERA

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë, zv.presidentja e BE: Nuk ramë dakord për datën e mbajtjes së konferencës

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë, zv.presidentja e

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Ky fakt është konfirmuar nga ministrja e Jashtme e Portugalisë dhe Zv.presidentja e BE për transparencën Ana Paula Zacarias, pasi ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën sot në Luksemburg.

Sipas Zacarias ministrat nuk kanë rënë dakord për caktimin e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

S'ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë me BE. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e BE. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, deklaro Zacarias.

Shkak wshtw bwrw Bullgaria, e cila vijon që të mbajë peng Maqedoninë e Veriut, e për rrjedhojë edhe vendin tonë.

Me heret ministri gjerman për Europën, Michael Roth u shpreh kundër bllokimit të këtij procesi me dy shtetet ballkanike.

Bëhet fjalë për besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk e kuptoj pse vendimet e domosdoshme duhet të bllokohen nga konfliktet dypalëshe“, tha ministri gjerman.

Për Shqipërinë, ka patur një konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Holanda një ndër vendet më skeptike, ra dakord me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

 

 

Të fundit