Flash News

E-TJERA

Nuk ka fitues, derbi Partizani-Tirana mbyllet me barazim

Nuk ka fitues, derbi Partizani-Tirana mbyllet me barazim

Derbi Partizani-Tirana u mbyll pa fitues. Sfida përfundoi me barazim e të dyja skuadrave.

Fillimisht, shënoi Partizani me golin e brazilianit Da Silva në minutën e 53’. Tirana barazoi shifrat me Deliun i cili shtangu Partizanin në minutën e 81’.

Me barazimin e shënuar sot, Tirana mbetet ende në vendin e parë me 2 pikë larg Partizanit. Kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në përfundim dhe shpalljen e kampionit.

Ndeshja e luajtur sot në stadiumin “Air Albania” u shoqërua me incidente që në nisje ku tifozët e Partizanit sulmuan autobusin e Tiranës duke i thyer xhamat.

Me nisjen e sfidës pati tensione edhe në fushë. Tifozët e të dyja skuadrave hodhën flakadanë dhe kapsolla në fushë, duke rrezikuar edhe portierin e Partizanit, Rexhepi.

Të fundit