Flash News

E-TJERA

Nuk ka fitues në Hamburg, dueli Gjeorgji-Çekia përfundon me barazim

Nuk ka fitues në Hamburg, dueli Gjeorgji-Çekia përfundon me

Ka përfunduar me rezultat 1-1 ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke në Euro 2024, e vlefshme për Grupin F.

Hlozek arriti që të shënojë për 1-0 në minutën e 23-të, por VAR-i e anuloi golin për prekje të topit me dorë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Gjeorgjia arriti ta fitojë një penallti të cilën e shndërruan në gol opërmes Georges Mikautadze.

Në pjesën e dytë, Çekia reagoi shpejt duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Patrik Schick (59’). 

Pas këtij takimi të dy ekipet kanë të grumbulluar vetëm nga një pikë, teksa ndeshjen e fundit të grupeve Gjeorgjia do ta luajë ndaj Portugalisë, ndërsa Republika Çeke me Turqinë. 

Të fundit