Flash News

E-TJERA

“Nuk ka raport konkret për dëmet”, Çako flet për zjarret: Po punojmë për rehabilitimin e zonave, 6 qarqet më të prekura

“Nuk ka raport konkret për dëmet”, Çako flet
Foto Ilustruese

Situata me zjarret në disa qarqe të vendit është normalizuar dhe në disa të tjera vijon të mbetet kritike, pasi vatrat nuk janë neutralizuar ende.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë për Euronews Albania, tha se aktualisht nuk mund të flitet për një bilanc dëmesh pasi raportet dhe shifrat janë thjesht operacionale.

Ai theksoi se ekspertët të cilët po operojnë në terren janë duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe në ditët në vijim pritet të bëhen publike raportet dhe të dhënat nga vlerësimi.

“Atje ku janë mbyllur zjarret kanë nisur vlerësimet me komisionet përkatëse, një raport konkret pritet të bëhet këto ditë lidhur me dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha bashkitë, prefekturat dhe njësitë administrative të cilat janë prekur nga këto zjarre. Janë mijëra hektarë të dëmtuar, janë sipërfaqe të konsiderueshme”, tha Çako.

Sipas Çakos zjarret janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kullota, pyje madje edhe në qendrat e banuara. Sipas tij, grupet përkatëse po punojnë për të hartuar plane dhe projekte për rehabilitimin dh trajtimin e zonave të dëmtuara.

“Kryesisht qarqet dhe bashkitë më të prekura kanë qenë ato të Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Kukësit dhe të Korçës. Pothuajse në të gjitha rastet kryesisht në zonat pyjore, po punohet për hartimin e politikave të caktuara sidomos në zonat e mbrojtura për të filluar rehabilitimin e tyre me projekte të caktuara për rimbjelljen apo trajtimin e këtyre zonave të dëmtuara”, u shpreh Çako.

 

Të fundit