Flash News

E-TJERA

Nuk ka rinovim! Lionel Messi largohet nga Barcelona

Nuk ka rinovim! Lionel Messi largohet nga Barcelona

Leo Messi nuk do të jetë më pjesë e klubit katalanas. Ka qenë vetë klubi i cili ka njoftuar largimn e futbollistit.

Sipas njoftimit zyrtar, shkak për largimin e Leo Messit janë bërë pengesat financiare dhe strukturore që përmban rregullorja e Ligës Spanjolle. Klubi dhe futbollisti kishin arritur një marrëveshje për të firmosur sot kontratën e re, por duket se dëshirat e futbollistit nuk u përmbushën dot.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle).

Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht.

FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin për kontributin e tij në madhështimin e klubit dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Të fundit