Flash News

E-TJERA

“Nuk ka stok çështjesh”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: S’kemi buxhet të mjaftueshëm

“Nuk ka stok çështjesh”, kryetarja e Gjykatës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, teksa prezantoi bilancin për vitin 2023, e vuri theksin tek buxheti i pamjaftueshëm.

Zaçaj deklaroi se nuk ka stok çështjesh të prapambetura, ndërsa tha se edhe me një buxhet të pamjaftueshëm, ka ndërmarrë nisma në disa drejtime.

“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime. Miratoi rregullore për funksionimin e gjykatës. Miratoi rregulloren për komunikimin e gjykatës me mediat”, tha Zaçaj.

Të fundit