Flash News

E-TJERA

"Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore"/ Kërkoi lirinë, Apeli i Posaçëm lë në "arrest shtëpie" Rovena Vodën

"Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore"/ Kërkoi lirinë,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në "arrest shtëpie" ish-zëvëndësministren e Brendshme Rovena Vodën dhe sekseren Majlinda Hasani.

Voda kërkoi lirinë me arsyetimin se nuk ka kryer ndonjë shkelje, por ka respektuar detyrën dhe ligjin. Ajo e ankimoi masën e sigurisë me pretendimin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin në ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e Shkalles së Pare ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë", thuhej në kërkesën e paraqitur nga avokati i saj.

Voda akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.  Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve të SPAK-ut për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Nga përgjimet rezultoi se Voda i ka kërkuar Florida Beut  1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit