Flash News

E-TJERA

"Nuk kemi një datë se kur do e marrim", Manastirliu tregon nëse vaksina do jetë falas për të gjithë popullatën

"Nuk kemi një datë se kur do e marrim", Manastirliu tregon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për vaksinën anti-covid dhe se a do e blejë atë Shqipëria. Sipas saj, Shqipëria do e marrë, por nuk ka një datë se kur do e blejë.

E pyetur se a do të jetë falas për të gjithë popullatën, Manastirliu tha për "Real Story" se për grupet e riskuara do të jetë, ndërsa për pjesën tjetër do ketë një strategji për mbulim finanaciar.

"Shqipëria është pjesë e një aleance që ka financuar për të marrë vaksinën. Jemi të kënaqur që Shqipëria ka qene pjese e grupit "Covax" që në fillim të përpjekjeve për vaksinë. Vaksina duhet të marrë çertifikimin e OBSH. Lajmi i mirë na inkurajon. Nuk kemi një datë se kur do e marrim.

Paralelisht me ardhjen e vaksinës do merren masat për ta shpërndarë. Për grupet e riskuara do jetë falas. Do ketë një strategji për mbulim financiar për pjesën tjetër. Shqipëria do të garantojë të gjitha kapacitetet e zinxhirit ftohes, transportit dhe shpërndarjen e saj në popullate", deklaroi Manastirliu.

Të fundit