Flash News

E-TJERA

“Nuk kisha ndërmend”, pse u detyrua Ilir Meta të kthejë në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor

“Nuk kisha ndërmend”, pse u detyrua Ilir Meta të

Presidenti Ilir Meta ktheu këtë të premte pas në Kuvend ndryshimet kushtetuese për Kodin e ri Zgjedhor, propozim i PS, të miratuar me 97 vota ‘pro’ në 5 Tetor.

Presidenti i ka kërkuar Parlamentit rishqyrtimin e këtyre ndryshimeve me argumentin se ato janë kryer në mënyrë të njëanshme, pa dialog dhe konsensus politik dhe se i shërbejnë vetëm maxhorancës.

Ndonëse ky akt ishte i pritshëm dhe nuk ishte surprizë, kujtojmë se presidenti pak javë më parë deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ se nuk kishte ndërmend ta rikthente për shqyrtim në Kuvend, por ishte i detyruar ta bënte.

Meta tha se po i jepte një shans mazhorancës pas kërkesës së PPE.

Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian

Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar ”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se, mazhoranca miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor me 97 vota ‘pro’, nga 84 që ishin të nevojshme. Në kalimin e Kodit, "kontribuuan" edhe deputetët e opozitës parlamentare.

Opozita e Bashkuar ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor, si dhe dërgimin e Kodit për opinion në Komisionin e Venecias.

Përmes një deklarate për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi hapin e Presidentit si një mundësi për rikthimin e konsensusit politik, paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend.  

Të fundit