Flash News

E-TJERA

“Nuk kishin as ujë, as drita”, gazetarja tregon detaje për familjen e ngujuar nga kryefamiljari për 6 vite në Tiranë

“Nuk kishin as ujë, as drita”, gazetarja tregon detaje për

Zbardhen detaje pas ngjarjes së pazakontë e zbuluar në Tiranë këtë të dielë, ku një familje mbahej e ngujuar prej 6 vitesh në banesë nga kryefamiljari Gjergji Laçi 52 vjeç.

Gazetarja Klodian Lala tha në ‘Open’ në News 24 se gruaja kishte 12-vite që dhunohej, ndërkohë që kishte dhe raste që dy fëmijët flinin dhe pa ngrënë

 “Banesa ku banonin ishte 2 katëshe gati e shkatërruar, më shumë se 1 vit e gjysmë pa ujë dhe energji elektrike pasi nuk kishin mundësi ta paguanin.
Nuk punoni as prindërit dhe fëmijët sapo kishin mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk ishin lejuar të dilnin. Kati i parë, dritaret të mbyllur me grila.
Banesat e dy vëllezërve ishin prishur, për të shmangur kontaktin e familjarëve me të huaj, kishte përdorur çarçafë e kishte krijuar një burg në mes të Tiranës. Në banesë vinte gjithçka era myk.

Kushtet ishin skandaloze. Kati i parë, dritare kishin edhe zgarë hekuri.
Në katin e dytë ka përdorur batanije e mbulesa për ta shmangur kontaktin me rrugën kryesore që kalonte aty.

Laçi ka jetuar prej vitesh në Itali, është kthyer në Dibër dhe pastaj

Bashkëshortja prej 12 vitesh e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për 6 vite nuk e lejonte të dilte as në oborr. Ka dyshime të forta të lidhura me fenë apo edhe probleme të shëndetit mendor. Ishte shumë i dhunshëm.
Një nga djemtë ka treguar se ka mundur të dilte vetëm disa herë fshehurazi nga shtëpia vetëm për të karikuar telefonin.
Mbijetonin vetëm me ushqimet që i jepeshin nga gjyshërit dhe xhaxhi nga Dibra.

Djali ka arritur të shpëtojë në momente të caktuara për të karikuar telefonin por askush rreth tyre, vetëm pas 6 vitesh daja i fëmijëve ka thënë verifikoni gjendjen e motrës sime por nuk ka bërë denoncim. Antiterrori kishte informacione për të si frekuentues i xhamisë dilte vetëm për tu falur.

Në fillim bashkëshortja ka qenë e terrorizuar por kur kuptoi se policia mund ta ndihmonte, ka treguar detajet madje edhe për municione të fshehura në oborr. Pas kontrolleve ato u gjetën aty.
Dosja ka detaje tronditëse. 52-vjeçari ka deklaruar se fishekët i kishte nga 1997, por nga këqyrja e fishekëve ka rezultuar se janë të rinj. Dëshmitë e djemve janë të tmerrshme”, ka treguar gazetarja.

 

 

Të fundit