Flash News

E-TJERA

Nuk komenton vendimin e DASH-it për Berishën, ambasadori gjerman pro çeljes së negociatave: Kushtet janë plotësuar

Nuk komenton vendimin e DASH-it për Berishën, ambasadori gjerman pro
Peter Zingraf

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf është shprehur pro çeljes së negociatave për vendin tonë. Sipas tij, kushtet janë plotësuar. Zingraf u shpreh optimist për nisjen e bisedimeve, por theksoi se ky vendim kërkon dakordësinë e të gjithë shteteve.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas, kushtet janë plotësuar tanimë. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave”, tha Zingraf.

I pyetur për vendimin e DASH, i cili shpalli "non grata" ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadoi gjerman zgjodhi të mos japë komente për këtë çështje.

"Jo nuk kam komente, jam këtu për të vizituar këtë projekt", tha Zingraf për gazetarët.

Këto deklarata kryediplomati gjerman në vendin tonë i bëri nga Korça, ku ishte ditën e sotme për të inspektuar një investim të vendit të tij.

Të fundit