Flash News

E-TJERA

Nuk marrin rrogat prej 5 muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bojkotojnë punën

Nuk marrin rrogat prej 5 muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë rinisur protestën duke bojkotuar sërish punën sepse kërkojnë të marrin pagesat.

Rreth 20 punonjës kanë bllokuar totalisht punën dhe janë vendosur para dyerve të inceneratorin, ku kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

Shkak për protestën është bërë mos marrja e pagës prej 5 muajsh dhe prej një kohe të gjatë nuk i janë paguar as sigurimet shoqërore.

Edhe pse në këtë incenerator janë rreth 6 bashki të qarkut që duhet të depozitojnë mbetjet, punonjësit si pasojë e bojkotimit të punës nuk i kanë lejuar makinat që të hyjnë.

Të fundit