All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Nuk më linte të haja bukë"/ Vrau me thikë të atin, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit

All - Paragraf - 1

"Nuk më linte të haja bukë"/ Vrau me thikë të

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin që u regjistrua një ditë më parë në Durrës, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli i cili humbi jetën.

All - Paragraf - 3

Burime për mediat raportojnë se 25-vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar dhe mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore. Por, sipas burimeve, as 25-vjeçari dhe as familjarë të tij nuk kanë pranuar me pretendimin se Marjan Kodheli s’kishte probleme të shëndetit mendor.

Sakaq lidhur me krimin i riu është shprehur se ka qënë në emigracion, kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte debate të vazhdueshme me babanë. Ai thotë se janë konfliktuar teksa ishin duke ngrënë drekë dhe në një moment i riu ka marrë thikën dhe e ka goditur. 

“Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk me linte te haja buke i qete. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme qe kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.

Kam jetuar ne France jam me pasaporte franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe me pas kam shkuar ne Greqi kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur ne shtëpi dhe isha i papune. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim dreke. Nuk e di si ndodhi mora thiken e qëllova”, ka treguar djali.

Të fundit