Flash News

E-TJERA

“Nuk më trembin laraskat”, patronazhistët e Sara Milës kërcënojnë gazetaren

“Nuk më trembin laraskat”, patronazhistët e Sara

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar kërcënimin që i është bërë nga rrjeti i patronazhistëve të deputetes socialiste, Sara Mila.

Në një postim në Facebook, Lala shkruan se patronazhistët që janë hedhur në sulm për të mbrojtur Milën, nuk e trembin, përpos kërcënimeve.

“Rrjeti i patronazhistëve kërcënues të Sara Milas, super deputetes së Elbasanit që nuk arrin të shpjegojë dot sesi mori mijëra vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) është i frikshëm. Harron e ngrata që kësaj here i ka has sharra në gozhde, se nuk trembem nga laraskat...”, shkruan Lala.

Duket se këtë reagim të menjëhershëm të patronazhistëve e ka zgjuar një status i Lalësn ë Facebook, e cila ka kërkuar që deputetja të mos viktimizohet me lajmet mbi peshën trupore, por të shpjegojë se si një deputete e re arriti të grumbullojë aq vota.

“Para se Sara Mila të na viktimizohet për peshën, të na tregojë si arriti t’i marrë ato mijëra votat, pa patur asnjë kontribut në politikë”, shkroi Lala në status.

 

Të fundit