Flash News

E-TJERA

Nuk mjaftuan gardistët, në gatishmëri të mazhorancës vihet edhe drejtori i Policisë, Tonin Vocaj

Nuk mjaftuan gardistët, në gatishmëri të mazhorancës

Teksa opozita protestonte për të drejtat e saj kushtetuese, mazhoranca u kujdes të merrte msa mbrojtëse duke shtuar numrin e gardistëve edhe në mbledhjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare dhe mbledhjet e komisioneve, por nuk kanosën apo kërcënuan në ndonjë moment socialistët. I vetmi incident ishte ai i seancës të së enjtes kur deputeti Vullnet Sina tentoi të godiste Bledjon Nalllbatin teksa ky i fundit i hoqi mikrofonin.

Ndërsa sot, mazhoranca ka marrë masa "të ashpra" duke rrethuar godinën e Kuvendit me efektivë policie, madje në gatishmëri të tyre ka qenë edhe Drejtori i Policisë, Tonin Vocaj.

Në fakt, Kuvendi nuk ishte një skenë krimi, por gjithçka ndodhi në kuadër të qëndresës dhe protestës që vetë kryedemorkati e ka paralajëruar shumë herë. Sot ai deklaroi se gjithçka  enisur do të vijojë, derisa opozitës t'i garantohen të drejtat e sja ksuhtetuese.

Të fundit