Flash News

E-TJERA

Nuk mori asnjë minutë nga Sylvinho, mesfushori i Kombëtares shqiptare shkëlqen në Serie A

Nuk mori asnjë minutë nga Sylvinho, mesfushori i Kombëtares

Në takimin kundër Torinos, mesfushori i Kombëtares shqiptare u bë protagonist me dy asiste në dy minuta.

Në minutën e 20’, nga një këndore, Berisha krosoi në zonë dhe Coulibaly goditi saktë me kokë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pas dy minutash, Berisha lëvizi bukur drejt zonës dhe me një pasë të saktë, nxori bosh Banda-n, i cili me portën e boshatisur nuk mund të gabonte.

Kështu 22-vjeçari shkon në kuotën e 3 asisteve në kampionat, ndërsa numëron edhe dy gola, teksa kujtojmë që Berisha nuk mori asnjë minutë nga Sylvinho në dy ndeshjet e nëntorit.

Të fundit