Flash News

E-TJERA

Kandidoi si deputete e PD, Ori Nebiaj flet pas 25 prillit: Me votat që mora ishte më shumë se një mandat

Kandidoi si deputete e PD, Ori Nebiaj flet pas 25 prillit: Me votat që mora

Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. 

Ndërsa ka nisur emisionin veror “Pushime On Top” bashke me Flori Gjinin, ky i fundit e ‘ngacmoi’ autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo thotë se votat që mori ishin më shumë se një mandat deputeti.

Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë në atë që unë kam qenë gjithë kësaj kohe.

Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen.

Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”, u shpreh Ori.

Të fundit