Flash News

E-TJERA

Nuk mori shumicën e votave, Kuvendi zgjedh anëtaren e re të KLP-së. Si parashikohet me ligj

Nuk mori shumicën e votave, Kuvendi zgjedh anëtaren e re të               

Ndonëse nuk mori shumicën e kërkuar të votave, në seancën e sotme parlamentare Arta Mandro është zgjedhur sot në Kuvend anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Në seancë ajo mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, por pavarësisht se nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.

Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, deklaroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Mandro zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomisioni i Ligjeve që zgjedh kandidatët nga lista e trupës së pedagogëve.

 

Të fundit