Flash News

E-TJERA

"Nuk mungon ligji, mungon vullneti politik", Zhllima për Politiko: Shteti funksionon si në komunizëm, kur je kundër partisë je armik i popullit

"Nuk mungon ligji, mungon vullneti politik", Zhllima për

I pyetur nga Politiko.al se përse sistemi ligjor duket i pafuqishëm për të parandaluar korrupsionin dhe keqpërdorimin e taksave nga zyrtarët lokalë, avokati Gylsen Zhllima u shpreh se problemi nuk qëndron te ligji, por te mungesa e vullnetit për ta zbatuar.

“Ne kemi një sistem ligjor të fortë, por nuk kemi vullnet. Dhe vullneti ka dy forma: politik dhe institucional. Kur mungon vullneti politik, mungon edhe ai institucional – sepse ky i dyti i bindet të parit,” – tha avokat Zhllima.

Zhllima theksoi se korrupsioni shpesh nuk evidentohet dot, jo për mungesë mjetesh ligjore, por për shkak se ata që duhet të veprojnë janë vetë të zgjedhur apo të komanduar nga partitë në pushtet.

“Kryetari i bashkisë së Fierit nuk u emërua nga Zoti,  ai erdhi nga Partia Socialiste. Qytetarët i delegojnë pushtetin partive për të menaxhuar taksat në të mirë të tyre, jo për t’i shpërdoruar. Por kur vullneti politik është i korruptuar, sistemi s’mund të funksionojë,”  tha Zhllima.

Pyetja: Ky nuk është rasti i parë kur zyrtarë të pushtetit vendor përballen me akuza për keqpërdorim taksash apo korrupsion. Pse sistemi ligjor duket i pafuqishëm për të parandaluar këto raste?

Avokati: Duhet të sqarojmë diçka keqpërdorimi taksa apo korrupsionit duhet të keni parasysh diçka, keqpërdorimi i taksave në rast se ndodh ka një përgjegjësi politike dhe jo vetëm penale,

Korrupsionin në rastin konkret nuk evidentohet në rastin në fjalë por me në rast të tjera evidentohet por sistemi ligjor duket i pafuqishëm nuk është e vërtetë.

 Ne kemi një sistem ligjor kaq shumë të mirë dhe kaq shumë të fortë sesa ne na mungon vullnetin.

Dhe kush është vullneti? Keni parasysh dy raste të vullnetit ai quhet vullneti politik dhe vullneti institucional por këto të dyja nuk mund të ndahen nga njëra-tjetrën.

Kur vullneti politik është i gatshëm të zbatoj  ligjin, atëherë nuk ekziston keq përdorimi taksave dhe normalisht  vullnet institucional do të shtrohet vullnetit politikë.

Por kur vullneti politik, si vullnet i ardhur nga partia, sepse këto institucionet zgjedhin anëtarët e tyre dhe në rastin konkret kryetari i bashkisë së Fierit vjen nga Partia Socialiste. Nuk është se është emëruar nga zoti edhe ka zgjedhë zoti edhe ka sjellë poshtë edhe rama thjesht jep direktivat.

Por pikërisht këto njerëz janë zgjedhur nga partia nëpërmjet votës që populli i ka deleguar sovranitetit brenda institucionit për të përdorur siç duhet taksat dhe për mos të bërë korrupsion por të japin shërbimet dhe ajo të konvertohet për qytetarëve ashtu siç duhet.

Tani, a jemi në kushtet ku kjo gjë bëhet kur vullneti politik mungon kemi keqpërdorim dhe rrjedhimisht dhe korrupsion. Por kur vullneti politik është i pastër nuk keni keqpërdorim as korrupsion sepse pikërisht partia është ajo e cila udhëzon.

Këtu nuk kemi të bëjmë me vepër penale po këtu kemi të bëjmë me mënyrën sesi Shqipëria drejtohet tani e tutje nga një parti e vetme e cila ka një pushtet absolute dhe mënyrën që pushteti absolut të ndërhyjë dhe të futet kudo duhet patjetër të bëjë incidente që ku flet kryetari të gjithë zbatojnë në rast se asnjëri ose dikush bën atë që ai mendon, duke shkelur urdhëresën e kryetarit normalisht vullneti politik zgjohet dhe thotë kemi keqpërdorim të taksave.

 Edhe normalisht zgjohet sistemi politik me vullnet politikë,  i thotë institucioneve me vullnet institucional që marrin ata, që ekziston në arkivin tuaj sistemi ligjor i fuqishëm për të parandaluar këto raste të cilat pse janë anashkaluar nga ana juaj kur ndërkohë ligji ekziston.

Pra është metoda komuniste e asaj kohe që thoshte; Kur je me partinë je shok i udhëheqjes, kur je kundër partisë je, jo armiku i partisë por i popullit.

Të fundit