Flash News

E-TJERA

Nuk ndalen zjarret! Përfshihet nga flakët masive edhe mali i Borshit (VIDEO)

Nuk ndalen zjarret! Përfshihet nga flakët masive edhe mali i Borshit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune malin e Borshit. 

Në një video të mbërritur së fundmi në redaksinë e Politiko.al, shihet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e bimësi, ndërsa po përhapen me shpejtësi nga temperaturat e larta.

Bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar panik edhe tek pushuesit, pasi flakët po i afrohen rrugës kryesore dhe banesave.

Situata me zjarret vijon të jetë shqetësuese në vend. Deri më tani raportohen 26 vatra zjarri aktive, teksa flakët kanë djegur sipërfaqe toke të mëdha.

Temperaturat e larta po i bëjnë flakët edhe më të rrezikshme, teksa reagimi institucional vijon të mbetet i vakët.

Të fundit