Flash News

E-TJERA

Nuk ndalon rritja e çmimit të ushqimeve. Rritje vjetore me 28% në shkurt, kryeson bulmeti

Nuk ndalon rritja e çmimit të ushqimeve. Rritje vjetore me 28%

Pamjaftueshmëria e furnizimeve me bulmet po sjell rritje të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, teksa prodhimet vendase po konkurrohen nga markat prestigjioze të importit.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në muajin shkurt të këtij viti, çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve pësuan rritje vjetore me 28%. Në krahasim me muajin e shkuar çmimet e qumështit dhe djathit u rritën me 1.4%.

Problemet strukturore të bujqësisë dhe blegtorisë po bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshme. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale.

Grupi i dytë i ushqimeve që kishte rritjen më të madhe të çmimeve ishin vajrat dhe yndyrat me 17.4%, i ndikuar po nga qumështi për shkak të rritjes së lartë të çmimit të gjalpit.

Peshku ishte i treti për rritje me 16.3% krahasuar me shkurtin e vitit 2022. Buka, mishi dhe sheqeri dhe ushqimet e tjera të përpunuara u rriten me ritme dyshifrore 13-15%.

Në pjesën dërrmuese të 46 grupeve të mallrave dhe shërbimeve rritja e çmimeve ka qenë në rekorde historike mbi objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë 8.3 për qind.

Të fundit