Flash News

E-TJERA

"Nuk ndodhi padashje", gazetarja tregon dy dështimet që cuan në dorëheqjen e Bendos nga SHISH

"Nuk ndodhi padashje", gazetarja tregon dy dështimet që cuan

Helidon Bendo dorëzoi postin e kreut të SHISH disa ditë më parë, për të marrë postin e këshilltarit të kryeministrit për Reformën e Insitucioneve të Sigurisë.

Për gazetaren Anila Hoxha kanë qenë dy dështime të mëdha që çuan në dorëheqjen e Helidon Bendos nga SHISH.

E ftuar në studion e A2 CNN, Hoxha tha se çështja e rusëve të kapur në uzinën e Gramshit dhe sulmet kibernetike të Iranit që kulmuan me dëbimin e diplomatëve nga Shqipëria, janë dy dështimet e mëdha të SHISH.

Fakti që ky institucion ishte pa drejtues, sipas gazetares, e kthehu vendin në një tabelë qitjeje për sulmet kibernetike.

“Ajo që ka lidhje direkt me një vend të NATO-s si Shqipëria, çështja e rusëve të kapur në uzinën e Gramshit, ka pasur diskutime që nuk u bënë asnjëherë publike, por ndërkohë në Shqipëri menjëherë pas arrestimit të 3 shtetasve ka pasur një reflektim urgjent në bazat ushtarake e kërkuar nga ndërkombëtarët sa i takon kushteve të sigurisë për të cilët Shqipëria duhet të ndjekë një protokoll të përcaktuar. Për të zbuluar 3 shtetasit rusë si spiunë SHISH dështoi. Ata u kapën nga dy ushtarë të nivelit bazë dhe nuk ishte SHISH për të cilin janë investuar edhe ndërkombëtarët. Ngjarja e dytë është historia e shtatorit 2022 që kulmoi me dëbimin e diplomatëve iranianë. Në Manzë ne kemi vendin ku mbahen muxhahedinët irainë. Vendi ynë është në alert për çdo rrjetëzim apo përplasje të vendeve të huaja. Alerti vjen nga kampi i Manzës. Dhe në këtë pikë SHISH dështoi. Garda revolucionare e ktheu vendin tonë në tabelë qitje të sulmeve kibernetike. Këto ndodhën se SHISH ishte pa drejtues”, tha Hoxha.

Sipas saj, nuk është rastësi që SHISH u la pa një drejtues.

“Pse SHISH u la pa drejtim? Është njësoj si të dërgojmë kryeministrin për studime dhe ta drejtojë qeverinë në distancë?  Këto aksidente nuk mund të ndodhin padashje”, shtoi Hoxha.

 

 

Të fundit