Flash News

E-TJERA

“Nuk ngacmonte askënd”, flet gruaja e 33-vjeçarit që u vra nga shoku në Durrës: Ka qenë i pirë, do e ketë sharë

“Nuk ngacmonte askënd”, flet gruaja e 33-vjeçarit

Gruaja e Branko Shkozës që u vra nga shoku i tij në Durrës ka folur për emisionin "Me zemër të hapur" në Neës24. 33-vjeçarja, u shpreh se burri i saj ditën e ngjarjes i kishte thënë se do të dilte të pinte kafe.

Ajo thekson se burri i saj dhe autori ishin shokë ndërsa ka hedhur poshtë akuzat se 33-vjeçari i ka ngacmuar gruan.

Sipas saj burri i saj ishte gjithmonë i pirë por nuk ngacmonte askënd. Bora tha se 33-vjeçari mund ta ketë sharë autorin nga gruaja por jo që ti ketë ngacmuar bashkëshorten mikut të tij.

"Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.

Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti," tha ajo.

 

Të fundit