Flash News

E-TJERA

“Nuk pati asgjë të re”, analistët nuk shohin asnjë surprizë nga vizita e Angela Merkel

“Nuk pati asgjë të re”, analistët nuk shohin

Alfred Lela dhe Gledis Gjipali e argumentojnë me mbylljen e karrierës politike të kancelares gjermane.

Për të thënë të vërtetën nuk është se pati ndonjë gjë të re dhe nuk kishte sesi te kishte ndonjë gjë te re sepse zonja Merkel është në mbyllje te mandatit, nuk e ka me fuqinë politike, zonja Merkel erdhi dje me fuqi simbolike”, tha Lela në Euronews Albania.

Për Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri mesazhi i kancelares ishte i qartë për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian të vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Është rrugë e gjatë për në BE, do duhet të vazhdojnë reformat dhe u theksua se vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën”, tha ai.

Procesi i Berlinit nisma që vetë kancelarja e nisi 7 vite më parë ishte fokusi kryesor i medias dhe opinionit publik, por si ka ecur ky proces?

“Duket sikur nuk ka sjell shumë në fakt, ka patur më shumë lëvizje sesa ka patur përfundime”, tha Lela.

Të fundit