Flash News

E-TJERA

“Nuk protestojmë për karriget”, Lapaj -Ballukut: Hiq dorë nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët

“Nuk protestojmë për karriget”, Lapaj -Ballukut: Hiq

Aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe u ka kërkuar qytetarëve që protesta të mos ndalet për asnjë ditë.

Po ashtu, me ironi i ka kërkuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të heq dorë nga eskortat para se të t’u rekomandojë shqiptarëve që për shkak të krizës të ecin në këmbë.

Dy fjalë për zonjën Balluku. E nderuar zonjë: Na bëre thirrje të fikim makinat, unë të them, hiq dorë  nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët. Zonja ki parasysh, ky është një vend i vuajtur dhe i vjedhur, ne nuk do të sakrifikojmë më për ju.

I bëj thirrje kryeministrit, të reflektojë. Reflekto zoti Rama nuk po protestojmë për karrigen, por për bukën e gojës, për dinjitetin dhe për naftën.

Të mos e lemë këtë që nisëm, jo për karrigen e njeri tjetrit, por tu tregojmë se nuk duhet të tallen më.

Sërish në shesh, çdo ditë në shesh, të shtunën në orën 11:00″, tha Lapaj në protestën që po organizohet për të dytën ditë para kryeministrisë, por paralelisht edhe në qytete të tjera të vendit.

 

Të fundit