Flash News

E-TJERA

"Nuk punon kamera e pajisje PEI", nis me probleme votimi në Vlorë, Fier e Lushnjë

"Nuk punon kamera e pajisje PEI", nis me probleme votimi në

Në pjesën më të madhe të qendrave ka procesi i votimit, por në disa janë konstatuar problematika që në nisje. 

Në qarkun e Vlorës, në disa qendra votimi raportohen problematika, pasi ka mungesë komisionerësh.

Probleme ka edhe në qytetin e Lushnjës pasi në QV 28/65 nuk punon kamera e pajisje PEI .

Ndërkohë që sekretari i PD nuk ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige.

Probleme raportohen edhe në një qendër votimi në Fier. Mësohet se aktualisht kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit janë të ulur në vendet përkatëse dhe pritet nisja e procesit të votimit. Sipas informacioneve, në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe KQZ.

 

Të fundit