Flash News

E-TJERA

Nuk respektuan orën policore, gjobiten pesë biznese në Himarë dhe Durrës

Nuk respektuan orën policore, gjobiten pesë biznese në

Pesë biznese janë gjobitur, pasi nuk respektuan orarin e mbylljes. Policia e Himarës ka konstatuar dy subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pasojë, administratorët e secilit subjekt R. T., dhe I. T, janë gjobitur me nga 1 milionë lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 3 pronarë subjektesh në Durrës. Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.

A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës u gjobit me 1 milionë lekë. Ndërkohë po në të njëjtën lagje A. Xh. dhe E. P., u ndëshkuan me masë administrative sepse shkelën orarin e përcaktuar për mbyllje.

Të fundit