Flash News

E-TJERA

Nuk shkoi në Kuvendin Kombëtar, Nishani: S’mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd, keqardhje për PD!

Nuk shkoi në Kuvendin Kombëtar, Nishani: S’mund të

Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar një teatër absurd Kuvendin Kombëtar të mbajtur të shtunën, në punimet e të cilit nuk ishte i pranishëm.   

Në një intervistë për Fax News, Nishani tha se këtë radhë kuvendi nuk u thirr për hallin e PD-së, opozitës, apo shqiptarëve, por për të mbyllur hallet politike të Bashës.

 “Po i ndodhin shumë gjëra të papëlqyeshme për herë të parë. Mbi të gjitha duhej të projektohej e ardhmja. Këtë radhë kuvendi nuk u thirr për hallin e PD-së, opozitës, apo shqiptarëve, por për të mbyllur hallet politike të Bashës. Prandaj unë nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Ndjej keqardhje të thellë për situatën ku PD është sot.

Përgjegjësitë politike nuk janë kolektive por individuale. Kryetari i Partisë e ka çuar PD drejt tkurrjes, drejt humbjes së besueshmërisë në opinionin publik. Sot PD ka marrë një rezultat më të dobët se në vitin 2013. Ndryshimet statutore nuk i shërbejnë nevojave të PD, por për t’i shërbyer tregimit të forcës që bën Lulzim Basha ndaj anëtarësisë. Unë nuk mund të behesha pjesë e këtij teatri absurd”, u shpreh Nishani.

Nishani nuk i kurseu aspak kritikat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se po bën gjithçka për të vazhduar të mbajë karrigen e pushtetit.

Sipas Bujar Nishanit, zërat kundër nuk mund të shuhen duke i hequr nga forumet, pasi njerëzit që ndjejnë përgjegjësi shoqërore nuk varen nga postet por ata do vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe pa pasur poste.

Këto janë koncepte që nuk kanë lidhje me traditën e PD. Nuk mund të mbytësh zërat kundër nëse ti i ke apo nuk i ke në një forum të caktuar partie. Njerëzit që ndjejnë përgjegjësi qytetare nuk kanë nevojë për poste. Këtu është një çështje më madhore se postet, Historikisht në PD ka pasur kuvende të jashtëzakonshme, por nuk kanë ndërprerë mandatet as të institucioneve dhe as individëve. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë që PD rri 12 vite në opozitë. Ka vetëm një përgjegjës, Lulzim Basha, që do të vazhdojë me çdo mënyrë të mbaje karrigen e kryetarit”, u shpreh Nishani.

Të fundit