Flash News

E-TJERA

“Nuk shkuan për Suel Çelën”, Hoxha: RENEA kërkoi në Elbasan një njeri të rrezikshëm

“Nuk shkuan për Suel Çelën”, Hoxha: RENEA

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga operacioni i RENEA-s në Elbasan disa ditë më parë.

I ftuar në studion e ABC News, Hoxha tha se në fakt RENEA nuk shkoi për të kërkuar Suel Çelën. Sipas tij bëhet fjalë për një tjetër personazh të njohur për policinë, por të panjohur për mediat.

Hoxha tha se RENEA-s i është dhënë një adresë dhe inicialet L. M, që është personi i shumëkërkuar nga policia, por që deri tani nuk rezulton në listat e tyre.

“U është dhënë një adresë dhe një emër. As trupa nuk e dinte që po shkonte atje. Është një person me inicialet L.M dhe nuk e kam hasur ndonjëherë. Ai është i panjohur për ne, por jo për policinë. Nuk e di nëse ky person ka dalë për shkak të Dumanit apo Hoxhajt. Nuk dihet nëse është vrasës apo organizator atentatesh, por njeri i rrezikshëm prandaj RENEA ka shkuar në Elbasan për këtë person. U kontrollua për këtë në tre katër adresa. Kur nuk kapën këtë, RENEA ka shkuar në tregun e Elbasanit dhe kanë shoqëruar dhjetë persona. Pastaj thanë se kishin shkuar për Suel Çelën dhe në fakt nuk kishte lidhje fare me Suel Çelën”, tha Hoxha.

 

Të fundit