Flash News

E-TJERA

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, kërkojnë sërish mbledhje me Dritan Lelin

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, kërkojnë
Dritan Leli

Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk tërhiqet. Ata i kanë kërkuar sërish kryebashkiakut Dritan Leli që të ballafaqohet dhe mbledhja të zhvillohet në teatrin "Petro Marko".

Anëtarët e Këshillit akuzojnë Lelin se në mënyrë ati-ligjore bojkoti mbledhjen që ta kishin thirrur ditën e djeshme. Leli tha dje se mbledhja në teatër ishte në kundërshtim me masat e vendosura në kuadër të pandemisë dhe e bojkotoi atë.

Këshilli Bashkiak kërkon  ballafaqim me kryebashkiakun lidhur me shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Në rendin e ditës ata kanë renditur dy pika kryesore:

1. Të bëhet transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjen e parashikuar për t’u zhvilluar më datë 15 qershor 2021.
2. Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimet e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj, si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, kërkojnë

Nuk tërhiqet Këshilli Bashkiak i Vlorës, kërkojnë

Të fundit