Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nuk toleron as për miqësore, Disiplina dënon dy futbollistë të Tiranës
Komisioni i Disiplinës ka bërë me dije vendimet e fundit për ekipet e Superiores bazuar në miqësoret e luajtura. Dy titullarët e Tiranës, Idriz Batha dhe Agustin Torasa, janë dënuar me 4 ndeshje pezullim për gjeste anti-sportive.
Të njëjtin fat të njëjtë ka patur dhe lojtari i Bylisit, Abiodun Laëal, që ka goditur me shkelm kundërshtarin. Torassa dhe Batha kanë patur sjellje të keqe me gjyqtarin e sfiës.
Vendimet e plota:
1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.