Flash News

E-TJERA

Nuk u arrit dakordësi PS-PD, zgjidhet me short kandidati për anëtar i KLP-së

Nuk u arrit dakordësi PS-PD, zgjidhet me short kandidati për

Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short Florian Bjankun si kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lista përbehej nga kandidatët, Arta Mandro, Kreshnik Myftari, Florjan Bjanku dhe Juliana Bylykbashi.

Opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi për votimin e kandidatëve dhe më pas u bë me short. Ishte deputeti demokrat, Gazment Bardhi që tërhoqi një nga goglat dhe rezultoi si i zgjedhur Florian Bjanku.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka bëri me dije procedurën që do të ndiqet më tej.

“Florjan Bjanku rezulton nga shorti si i zgjedhur anëtar i KLP. Lista do t’i shkojë seancës plenare në të cilën do të duhet një votim me shumicë të cilësuar. Nëse kjo shumicë nuk arrihet do të rikthehemi përsëri me një proces shorti në nën komision. Nëse dështon herën e dytë, do të jetë edhe hera e tretë. Në herën e tretë kandidati që del nga shorti edhe nëse nuk merr kuorumin e mjaftueshëm në Parlament do të konsiderohet si i zgjedhur anëtar i KLP”, tha Bushka.

 

Të fundit