Flash News

E-TJERA

Nuk u bë dot deputet, Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Nuk u bë dot deputet, Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Pasi nuk arriti dot të bëhet deputet, Lulzim Basha është rishfaqur sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Basha është paraqitur në SPAK pasditen e sotme. Mësohet se ish-deputeti do të pyetet mbi dosjen e 21 Janarit.

Lulzim Basha u fut në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, me “Koalicionin Euroatlantik”. Vetë ai dhe emrat e koalicionit garuan të gjithë në lista të hapura, por nuk ia dolën të fitonin.

KEA e Bashës mori vetëm 1.24% të votave kombëtare të 11 Majit, duke u lënë pas edhe nga partitë e vogla që siguruan nga një karrige në Parlament.

 

Të fundit