Flash News

E-TJERA

Nuk u lejuan të bënin pyetje në konferencën me Merkel, gazetarët nga Kosova revoltohen me Ramën: Jemi edhe ne

Nuk u lejuan të bënin pyetje në konferencën me Merkel,

Konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë është mbyllur me revoltimin e gazetarëve nga Kosova të cilët po ashtu ishin të pranishëm.

Ata nuk janë lejuar të drejtojnë pyetje për Merkel, pasi siç ndërhyn Rama axhenda ishte e kufizuar.

Ata e kanë cilësuar të padrejtë këtë fakt, ndërsa Rama tha se kancelarja nuk u ka asnjë borxh.

“Shumë faleminderit, kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, po kancelarja nuk ju ka borxh”, thotë Rama, ndërsa gazetarët dëgjohen teksa thonë “zoti Rama, jemi dhe ne këtu’.

 

 

Të fundit