Flash News

E-TJERA

Autobusi i “Unazës” u përplas me motorin, shoferi nuk u ndje mirë dhe humbi kontrollin

Autobusi i “Unazës” u përplas me motorin, shoferi nuk u
Pamje nga aksidenti

Aksidentet për autobusët e linjës së “Unazës së Re” janë bërë të shpeshta. Së fundmi, aksidenti ka ndodhur në zonën e “5 Majit”.

Sipas policisë, shoferi i autobusit nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur kontrollin e mjetit, çka ka bërë që të përplaset me pemën dhe një motor të parkuar.

Vetë shoferi ka përfunduar në spital, ndërkohë që kanë nisur veprimet për hetimin e aksidentit.

“Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit