Flash News

E-TJERA

Nuk u ndje mirë gjatë patrullimit, ndërron jetë punonjësi i Policisë Kufitare në Dhërmi

Nuk u ndje mirë gjatë patrullimit, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë një punonjës i Policisë Kufitare në Dhërmi. Mësohet se punonjësi nuk u ndje mirë gjatë patrullimit në det.

Siç raporton policia, punonjësi me iniciale S. A. drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi, e më pas ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, por viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

Paraprakisht, dyshohet se punonjësi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Të fundit