
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Nuk u paraqit te ‘Ligjet’, presidenca zbardh axhendën e Metës: Qeveria i dinte takimet, s’mund t’i anulonte
Zëdhënësi i presidentit ka sqaruar arsyet pse kreu i Shtetit Ilir Meta nuk është paraqitur sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve për nismën e 49 deputetëve të PS për shkarkimin e tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, këshilltari Tedi Blushi teksa ka publikuar dy dokumente, sqaron se presidenti ka pasur një axhendë të paracaktuar për ditën e sotme, një takim me ministren austriake Karoline Edtstadler.
Sipas tij, qeveria ka qenë në dijeni të këtij takimi dhe nuk mund ta anulonte.
Reagimi i Blushit:
Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:
Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas agjendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej në datë 6 maj 2021, në orën 11:15 - 11:55.
Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.
Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.
Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gatishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.
Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumente, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.
Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhrat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të agjendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.
Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.
Të fundit




India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52