Flash News

E-TJERA

Nuk u pranua si prokurore e SPAK, Apeli Administrativ pranon padinë e Sonila Muhametajt

Nuk u pranua si prokurore e SPAK, Apeli Administrativ pranon padinë e

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit te Lartë te Prokurorisë.

Me vendim gjykate KLP duhet të ribëjë ripikëzimin për garën në SPAK të Muhametajt, pasi prokurorja e Krimeve të Rënda, paditi në gjykatën administrative një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara për emërimin në SPAK.

Muhametaj paraqiti pretendimet se KLP ka shkelur rregulloren dhe ligjin duke emëruar padrejtësisht dy kolegët e saj, kandidatë të cilët nuk plotësonin kriteret ligjore, për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në garë bashkë me të ishin prokurori i Elbasanit Alfred Shehu, i cili sipas saj rezulton të jetë kapur publikisht duke gënjyer në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan, para fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku në qendër të qytetit u qëllua për vdekje mjeku Pjerin Xhuvani.

Kandidati tjetër ishte Elvin Gokaj, prokuror që ka kaluar vettingun dhe ka qenë drejtues në disa prokurori, por është ndër rastet e vetme që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konsideruar me mangësi të theksuara profesionale dhe e detyroi atë të kthehej dhe pas 20 vitesh punë të ndiqte kursin trajnues në shkollën e Magjistraturës.

 

Të fundit