Flash News

E-TJERA

Nuk u votua në Kuvend, Mirakaj: Alibeaj u kërkoi deputetëve të mos mbështesin kandidaturën time

Nuk u votua në Kuvend, Mirakaj: Alibeaj u kërkoi deputetëve

Simon Mirakaj nuk u votua sot për të qenë anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me pretendimin se ai ishte propozuar nga Sali Berisha.

Në një lidhje me emisionin “log.” në Abc Mirakaj tha se e gjitha është stisur nga Gazment Bardhi, ndërsa theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij.

 “Strumbullar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje. Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.

Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni fiorma për zotin Mirakj, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri”, tha Mirakaj.

Të fundit