Flash News

E-TJERA

Nuk vonon shkarkimi i dytë, largohet një tjetër drejtor policie

Nuk vonon shkarkimi i dytë, largohet një tjetër drejtor policie
Alban Çela

Pas shkakrimit të drejtorit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, nga detyra është larguar edhe kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Alban Çela.

Ky i fundit është shkarkuar  me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çela e mbante këtë detyre prej nëntorit të vitit të kaluar, kur zëvëndësoi zëvendësoi Erigert Mitrin.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shprehën se ndryshimet në strukturat e policisë, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në vjeshtë, të realizoheshin menjëherë tani.

 

Të fundit