Flash News

E-TJERA

Nuk ndaluan një të shpallur në kërkim, pezullohen dy nënkomisarë në Elbasan

Nuk ndaluan një të shpallur në kërkim, pezullohen dy

Pezullohen nga detyra dy nënkomisarët e Policisë në Elbasan. AMP pezulloi shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe një specialiste pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një personi në kërkim.

"Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;
– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor", thuhet në njoftim. 

Të fundit