Flash News

E-TJERA

Nuk zë vend Kadastra e Durrësit; Artan Lame shkarkon Artur Çobanin, gjendet zëvendësuesi i ri

Nuk zë vend Kadastra e Durrësit; Artan Lame shkarkon Artur

Shkarkohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Çobani ruante këtë pozicion prej 11 muajsh, ndërsa urdhri për shkarkimin iu komunikua mëngjesin e kësaj të hëne nga kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Kujtojmë se, Kadastra e Durrësit ka hasur paqëndrueshmëri me drejtuesit e saj, të cilët largoheshin nga pozicioni pak muaj pas fillimit të punës. Çobani mbante këtë post që nga nëntori i 2019, kohë në të cilën zëvendësoi Arjan Cengun. Ky i fundit kishte marrë drejtimin e këtij institucioni pas shkarkimit të Liridon Pulës, i cili u akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit, por që më pas u la i lirë.

Mësohet se, pas shkarkimit të Çobanit në krye të këtij institucioni është vendosur Rezart Elmazi, ish-drejtor i hipotekës së Vlorës, i njohur ndryshe edhe si një nga njerëzit e afërt të deputetit Alket Hyseni.

Më herët Çobani kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

Të fundit