Flash News

E-TJERA

Numër i lartë viktimash nga Covid-19, Meta-qeverisë: Ndalo propagandën, situata po del nga kontrolli

Numër i lartë viktimash nga Covid-19, Meta-qeverisë: Ndalo
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me disa të dhëna të dala së fundmi, të cilat tregojnë se Shqipëria ka pasur rritje të lartë të viktimave nga Covid-19, duke u renditur e para në Europë.

Duke e cilësuar një fakt tronditës, Kreu i Shtetit thotë se kjo dëshmon se plani i masave për përballimin e pandemisë ka dështuar. Përmes një postimi në Facebook, Meta i ka bërë thirrje qeverisë për të ndalur ‘urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit’.

Ai shton se qeveria duhet të ndërpresë pagesat për PPP-të, duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është primar.

Të fundit