Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Numëruesit ‘kryq’ në fletët e votimit, VV nxjerr pamjet: Krimi elektoral para syve të të gjithëve
Publikohen për herë të parë pamje filmike nga kamerat 360 gradë të KQZ-së, ku numëruesit në KZAZ Nr.79 në Tepelenë vendosin sipas dëshirës shenja "X" në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.
Pamjet janë publikuar nga Vetëvendosja në Tiranë, ndërsa sqaron se rasti është denoncuar edhe më herët, por nuk është marrë asnjë masë.
“Krimi elektoral para syve të të gjithëve
Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral
Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja "X" në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.
E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.
Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë”, shkruan lëvizja VV.