Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Një listë e gjatë kryebashkiakësh, kryesisht të Partisë Socialiste, janë nën hetim, në gjykim apo të dënuar nga drejtësia gjatë viteve të fundit për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, duke shkaktuar sipas ekspertëve humbjen e besimit të qytetarëve te qeverisja vendore

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht, ndërkohë që ai ndodhej në të vërtetë në zyrën e tij me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët i komunikuan masën e arrestit me burg për akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij.
Një vit më pas, Veliaj ndodhet në qeli dhe në proces gjykimi, ndërkohë që vazhdon të mbajë “de jure” postin e kryebashkiakut, pas një përpjekjeje të dështuar të Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar atë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Veliaj shihej si një politikan në ngjitje i Partisë Socialiste dhe imazhi i saj në pushtetin vendor, përpara se figura e tij të krisej nga akuzat për korrupsion. Veliaj i mohon me forcë akuzat.
Megjithatë, ai është vetëm njëri nga dhjetra përfaqësues të Partisë Socialiste në pushtetin vendor, të cilët po përballen me akuza për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera apo falsifikimit.
Që nga krijimi i Prokurorisë dhe i Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 28 kryetarë aktualë bashkish apo ish-kryebashkiakë janë marrë nën hetim, të pandehur apo janë dënuar.
Mes kryebashkiakëve që kanë llogari të hapura me drejtësinë, 25 janë përfaqësues të Partisë Socialiste në pushtet dhe katër përfaqësojnë partitë opozitare.
Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë qeverisjen vendore, numri i lartë i të zgjedhurve vendorë që janë dënuar, janë në gjykim apo janë në hetim nga SPAK, tregon për një nivel të lartë korrupsioni apo klientelizmi në pushtetin lokal në Shqipëri.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se të humbur janë qytetarët si dhe besimi i tyre tek institucionet e pushtetit vendor.
Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, i tha BIRN-it se, “numri i lartë i kryebashkiakëve nën hetim mund të lidhet me kombinimin e fuqisë së përqendruar lokale, mungesës së kontrollit efektiv, por dhe rritjes së veprimtarisë së organeve të drejtësisë”.
“Ky fenomen zakonisht buron nga një përzierje e dobësive institucionale, presioneve politike dhe një kulture klienteliste që favorizon interesat personale mbi ato publike, çështje personaliteti, përgjegjshmerie dhe integriteti,” tha Haxhimali.
Edhe për Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare”, fenomeni i korrupsionit në pushtetin vendor është i lidhur me faktin që të dy pushtetet i ka e njëjta forcë politike.
“Bashkitë dhe qeveria janë në të njëjtin fron partiak, të Partisë Socialiste, dhe si pasojë ka më pak mekanizma kontrolli për bashkitë nga qeverisja qëndrore. Për rrjedhojë, kryetarët e bashkive abuzojnë më shumë,” tha Xhemollari.
Nga monitorimi që ka bërë organizata “Qendresa Qytetare” për tenderat në disa bashki, Xhemollari thotë se është vënë re e njëjta skemë e abuzimit si në qeverisjen qendrore.
“Kryetarët e bashkive zgjedhin 2 apo 3 operatorë me të cilët bashkëpunojnë dhe eleminojnë konkurencën. Ka dhe tendera me flamur të kuq që ka vetëm një operator dhe fiton ai ose operatorët e tjerë janë fiktivë dhe tërhiqen, e për rrjedhojë kanë krijuar këtë lloj skeme korrupsioni apo mashtrimi me tenderat,” theksoi ai.
Faktori i dytë që evidenton Xhemollari lidhet me funksionimin e Këshillave Bashkiakë, që pranojnë dhe miratojnë pa ndonjë debat real apo shqetësim për nevojat qytetare, çdo projekt apo investim që është vendosur në ekzekutivin e bashkisë.
“Ashtu si dhe parlamenti, këto këshilla janë kthyer në noterë të kryetarit,” thotë ai.
Dhe faktori i tretë, sipas tij, që i bën kryetarët e bashkive më të targetuar për abuzim me detyrën lidhet me lejet e ndërtimit, shpronësimin e tokave apo kalimin e tyre tek palë të treta, ku për rrjedhojë bëhet dhe abuzimi më i madh.
Ndikimi tek qytetarët
Pushteti vendor konsiderohet i një rëndësie të veçantë për komunitetet lokale për shkak se puna e tyre ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve me shërbimet publike apo funksione të tjera si pastrimi i qyteteve apo investimet publike.
Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, kryetarët e Bashkive zgjidhen për shkak të një lidhjeje më të ngushtë me banorët dhe qytetet ku kandidojnë.
Gjithsesi, parada e kryebashkiakëve të dyshuar apo dënuar për afera korruptive, sipas ekspertëve, po e gërryen besimin që do të duhej të ekzistonte mes qytetarëve dhe institucioneve lokale.
“Kjo lloj praktike e abuzimit me detyrën publike e çmonton besimin publik tek qeverisja vendore,” thotë Xhemollari, duke sjellë si shembull pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë në vjeshtë.
“…duke lidhur tendera korruptivë, shërbimet ndaj qytetarëve do të jenë më pak cilësore, ose do të jenë shërbime apo investime që nuk i shërbejnë qytetit, por interesave private,” shton ai.
Haxhimali po ashtu pranon se qytetarët janë ata që vuajnë pasojat e zyrtarëve të korruptuar; që nga keqmenaxhimi të fondeve, ulja e efikasitetit të shërbimeve dhe vonesa në zhvillimin lokal.
“Por ky është edhe një leksion që qytetari të mendohet mirë kur zgjedh dhe të ketë më shumë reagim qytetar ndaj fenomeneve të tilla,” sugjeron ai.
Haxhimali thekson se “hetimet dhe dënimet mund të dëmtojnë përkohësisht besimin tek institucionet, por gjithashtu mund ta forcojnë atë nëse tregojnë se drejtësia po vepron në mënyrë të pavarur”.
Kryebashkiakët e PS
1-Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës – U arrestua nga SPAK në shkurt 2025 për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja është në gjykim.
2-Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës – Akuzohet se në kohën që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, favorizoi një kompani private në kundërshtim me ligjin. Çështja është në gjykim.
3-Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit – Është marrë e pandehur në nëntor 2025 për presionin e ushtruar ndaj një votuesi të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023. SPAK kërkon dënimin e saj me 2 vjet në shërbim prove.
4-Erion Isai, kryebashkiak i Kolonjës – Është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
5-Eriselda Sefa, kryetare e Bashkisë Lushnjë – Është në hetim nga SPAK pas një kallëzimi penal për shkelje të procedurës ligjore në dhënien me qira të pasurive publike.
6-Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau i Dejës – Akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Çështja u dërgua për gjykim në tetor 2025.
7-Rakip Suli, kryebashkiak i Kamzës – Është marrë në pyetje më shumë se një herë nga SPAK për një hetim që lidhet me akuzat e shpërdorimit të detyrës.
8- Rexhë Byberi, kryetar i Bashkisë së Tropojës – Është në proces gjykimi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e hapjes së rrugëve.
9- Kreshnik Hajdari, Kryebashkiak i Kuçovës – U hetua nga Prokuroria e Posaçme për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Çështja është në gjykim.
10- Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës – U shpall fajtor në vitin 2023 për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, por u dënua me 40 orë punë në komunitet.
11- Tërmet Peçi, ish-kryebashkiak i Tepelenës, aktualisht deputet – U paraqit për të dëshmuar në SPAK në nëntor 2025 pas një kallëzimi të depozituar nga Partia Demokratike.
12- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë Durrës – Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.
13- Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës – U dënua dy herë nga Gjykata e Posaçme gjatë viteve 2022- 2024 për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së pasurisë.
14- Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit – Pas një skandali seksual direkt pas zgjedhjeve të 2023-it, Gjici u arrestua dhe dënua për shpërdorim detyre me 2 vjet burg.
15- Fran Tuci, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit – U dënua me 1 vit burg në tetor të vitit 2023 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë dëmtimin e një fondi pyjor.
16- Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizës – U dënua në dhjetor 2023 me 2 vjet burg për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
17- Jorgo Goro, ish-kryebashkiak i Himarës: U shpall fajtor dy herë dhe u dënua me burg për abuzime me pronat në bregdet.
18- Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës – U dënua në qershor 2024 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
19- Edison Memolla, ish-kryebashkiak i Rrogozhinës – U dënua me 1 vit burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.
20- Gjolek Guci, ish-kryebashkiak i Memaliajt, bashkë me zëvendësen e tij dhe dy persona të tjerë pritet të gjykohen për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe në ankande publike.
21-Elvis Rroshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajë- Pasi humbi mandatin në 2016-ën për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, Rroshi u dërgua për gjykim nga SPAK në vitin 2026 për abuzime me tenderat.
22– Arqile Bollano, ish-kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë – U mor nën hetim nga SPAK për përfitime abuzive të sipërfaqeve tokë-bujqësore
23- Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë Finiq – U dërgua në gjyq nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me procedurat e tenderave.
24- Adem Lala ish-kryebashkiak i Hasit, ishte ndër zyrtarët e parë vendorë të dënuar nga Gjykata e Posaçme në vitin 2021 për shpërdorim detyre gjatë procesit të privatizimit të një godine publike.
25- Rajmonda Balilaj, ish-kryebashkiake e Patosit – U dënua në janar të vitit 2025 për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Dënimi i Balilajt u konvertua në shërbim prove.
Kryebashkiakët e opozitës
26- Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës si kandidat i opozitës: U arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore 2023 dhe u dënua me 2 vjet burg për blerje votash në një proces kontrovers.
27- Bardh Spahia, ish-kryetari i Bashkisë Shkodër – Akuzohet se pengoi ekzekutimin e vendimeve të gjykatës lidhur me shkarkimin dhe emërimin e administratorit të Ujësjellës-Kanalizimeve. Çështja është në gjykim.
28-Eduart Kapri, ish-kryetari i Bashkisë Pogradec – U dënua nga gjykata bashkë me dy vartës të tij për ‘shpërdorim detyre’, pasi lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri.
29- Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës – U dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vjet e 8 muaj burg për tjetërsim të pronave në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë lokalë./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38